Rama mbledh online kandidatët për deputetë të PS-së: Mos u përplasni për vota
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë mbrëmje një takim online me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në të gjithë vendin.
Mësohen edhe disa porosi që kryeministri Rama iu ka dhënë kandidatëve socialistë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Kështu, kryeministri iu ka kërkuar kandidatëve për deputetë të mos krijojnë përplasje për vota me njëri-tjetrin dhe të mos hyjnë në zonat e njëri-tjetrit. Gjithashtu, Rama iu është drejtuar kandidatëve me porosinë që të mbledhin vota për partinë dhe të mos debatojnë për votat personale.