Rama mblodhi fletët e grisura në Kuvend, PD: Hajduti serial i votave
Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së, Orjola Pampuri e cilëson si hajdut serial të votave, veprimin e kryeministrit Edi Rama me mbledhjen e letrave që PD-ja i grisi si shenjë e mos pranimit të Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.
”Hajduti serial i votave që s’i heq dot duart nga fletët e votimit, ky që mbushi Shqipërinë me plehra në mes të verës me skeme mafioze, luan filma në Kuvendin e zaptuar me kriminelë”,-shkruan Pampuri në facebook.