Rama mburret me punët e Panaritit, sekretari: Droni zbulon “poshtërsirat”…
Pas postimit të Kryeministrit Rama në facebook të video-s me ”pamje spektakolare” nga Divjaka, ka reaguar ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë Vojo Bregu. Ai shkruan se droni i kryeministrit po zbulon ”poshtësirat” që ka bërë ish-ministri Panariti.
”Droni i kryeministrit zbulon “poshtërsirat” që ka bërë që para 2 vitesh ministri i bujqësisë Panariti në bashkëpunim me njerëzit e tij”, shkruan Vojo Bregu, ish-sekretar i ministrit të Bujqësisë.
Mazhoranca socialiste ka hedhur akuza në drejtim të Panaritit në lidhje me disa toka që sipas tyre ish-ministri u ka dhënë familjes Balilaj në Divjakë. Akuza këto që janë hedhur poshtë nga Panariti.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155583426856523/
KOHA JONË SONDAZH

