Rama: Mbyllen të gjitha baret dhe restorantet në Tiranë e Durrës, policia dhe ushtria në terren
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot në mesditë urdhrin e fundit për mbylljen e të gjithave bareve e restoranteve, fillimisht në Tiranë dhe Durrës.
Postimi i plotë i kryeministrit:
“NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht! KJO NUK ËSHTË KOHË PUSHIMESH dhe ARGËTIMESH JASHTË SHTËPISË, po KOHË LUFTE Dhe KJO LUFTË FITOHET VETËM DUKE KUFIZUAR LIRINË TËNDE, DUKE NDRYSHUAR RRËNJËSISHT MËNYRËN E JETESËS dhe DUKE RUAJTUR FAMILJEN TËNDE nga kontaktet e tua me jashtë! FRIKË ASPAK, KUJDES PO! MADJE SHUMË FARE!”
Kjo është masa ekstreme e radhës që konsiderohet e domosdoshme për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Dje Këshilli i Ministrave bllokoi lokalet e natës dhe ambientet e argëtimit. Ndërsa sot kjo masë u duk e paefektshme dhe solli dhe vendimin për bllokimin e të gjithë lokaleve pa asnjë përjashtim.