“Rama mbylli lokalin se po këndonte Frederik Ndoci?” Kantautori: Nuk besoj se timonieri…
Kantautori i njohur Frederik Ndoci ka reaguar lidhur me një lajm të publikuar në media ku ngrihen dyshime se kryeministri Edi Rama ka mbyllur një lokal në Velipojë, gjatë kohës që po këndonte Ndoci.
Vet kantautori nuk e përgënjeshtron lajmin e publikuar nga “Syri.net”, por shton se: “As nuk duhet besue se merret me gjëra kaq ordinere, miku dhe timonieri i rilindjes. Ose e thënë italisht ‘troppo bella per essere vera’ ”
Lajmi
Policia ka mbyllur një lokal në Velipojë gjatë kohës që po këndonte këngëtari Frederik Ndoci. Pronari i lokalit i cili i ka kërkuar arsyen policisë për këtë mbyllje të pazakonshme, është surprizuar nga përgjigja që ka marrë.
Policët i kanë thënë se urdhri për mbylljen e lokalit është dhënë nga kryeministri Edi Rama. Kjo ngjarje është bërë publike nga një qytetar i quajtur Besnik Kastrati. Ndërkohë që nuk kanë munguar as ironitë apo dhe komentet kritikuese në drejtim të kryeministrit Rama.

