Rama me atlete në ceremoninë e Metës, Berisha e thumbon live: Mirë që s’ke ardhur me nallane
Dita e sotme shënon një ditë të veçantë në historinë e shtetit shqiptar, pasi zgjidhet presidenti i 10-të, Ilir Meta.
Gjatë ceremonisë së zyrtarizmit të Metës, në godinën e presidencës ndodhet edhe kreu i qeverisë, Edi Rama për të cilin mësohet se është veshur sërish me atlete.
Ajo që është vënë re pak para ceremonisë është edhe ‘ngacmimi’ mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.“Mirë që nuk ke ardhur me nallane!”, mësohet se ish-kryeministri Berisha i ka thënë Edi Ramë. Ky i fundit ka qenë me atlete në ceremoni, raporton “Shekulli”.


