Rama: “Me fakte do të tregojmë realitetin e Shqipërisë përballë akuzave për korrupsion”, Kemi marrë raportin e BE-së

Në podkastin “FLASIM”, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ditët e fundit qeveria shqiptare ka marrë një raport të Bashkimit Europian, të hartuar përmes instrumenteve të SIGMA-s dhe OECD-së, i cili analizon gjendjen e prokurimeve publike në vendet e rajonit. Sipas tij, në këtë vlerësim Shqipëria rezulton me përmirësime të dukshme dhe spikat në krahasim me shtetet e tjera të rajonit.

Rama theksoi se ky raport përbën një dokument të rëndësishëm që tregon, sipas tij, progresin e bërë në fushën e transparencës dhe menaxhimit të fondeve publike. Ai u shpreh se nëpërmjet të dhënave dhe statistikave konkrete do të jetë e mundur t’i tregohet opinionit publik një panoramë më reale, e cila, sipas tij, ndryshon nga perceptimi negativ që shpesh krijohet në lidhje me korrupsionin në Shqipëri.

Kryeministri shtoi se shumë nga akuzat dhe komentet që qarkullojnë në publik nuk përputhen me faktet e dokumentuara nga institucione të besueshme ndërkombëtare. Ai theksoi se raporti nuk është hartuar nga qeveria shqiptare apo ekspertët e saj, por nga një mekanizëm i Bashkimit Europian me integritet profesional, gjë që sipas tij i jep vlerë të veçantë gjetjeve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim të deklaratës së tij, Rama u ndal edhe te fusha e prokurimeve publike, duke theksuar se Shqipëria ka bërë përparim të ndjeshëm në rritjen e transparencës dhe përmirësimin e mekanizmave kontrollues. Sipas tij, këto përmirësime e rendisin vendin ndër më të avancuarit në rajon për këtë sektor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai përfundoi duke theksuar se këto rezultate duhet të shërbejnë si dëshmi për të kundërshtuar, sipas tij, narrativat që paraqesin një tablo të pasaktë të situatës në Shqipëri, veçanërisht sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe funksionimit të institucioneve publike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?