Rama me fermerët: Rimbursimi i TVSH-së, përmes bashkive

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me fermerët e zonës së Maliqit në Korçë, ku prezantoi projektin e radhës së qeverisë për bujqësinë.

Gjatë fjalës së tij, kyeministri tha se rimbursimi i TVSH-së për fermerët të bëhet përmes bashkive. “Kush shet prodhimin me dokumenta mund të përfitojë 20% mbrapsht. Kjo është masë e përkohshme që do të rrijë për disa vjet”, tha Rama.

Shteti do të jetë garant që fermeri të marrë një kredi, tha gjithashtu Rama. Deri tani është bërë marrëveshje me gjashtë banka të nivelit të dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Programi ynë për të futur linjat alternative të financimit në bujqësi. Në Evropë nuk ka fshatar pa shtetin në krahë, ndaj nuk ka fermerë të varfër”, u shpreh më tej ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?