Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim për ju, se sa të keni bordin mbi kurriz

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me furnizuesit e naftës në vend.

Në fjalën e tij, Rama tha se për momentin nuk është e parë e arsyeshme ngritja e një bordi për caktimin e çmimit të këtij produkti.

“Nuk e kemi parë të arsyeshme që të hedhim hapim dhe të kalojmë në bord, pasi në fund të ditës, nëse dialogu funksionon, siç ka funksionuar deri tani, ne qëllimin nuk e kemi t’iu shtrëngojmë në punën tuaj, por që bashkërisht të merremi vesh që kriza në Lindjen e Mesme nuk mund të projektohet e tëra mbi supet e konsumatorëve. Kjo do të thotë marzhe më të ulëta fitimi për ju, por nga ana tjetër, më mirë marzhe më të ulëta, sesa bordi në kurriz”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Askush nuk e di se si do të shkojë çmimi i naftës. Ju përgëzoj sepse, nëse në botë ka pasur rritje të çmimit të naftës deri në 40%, këtu ka pasur rritje, por jo në ato nivele”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri njoftoi furnizuesit se qeveria ka ndërmarrë një nismë për të futur në treg si distributor garant shumice, një faktor shtetëror. “Kjo do të bëjë më të lehtë edhe për ju punën, pasi do të garantojë sasitë e nevojshme dhe do të lehtësojë marrëdhëniet me të tretët”, shtoi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?