Rama: Me Serbinë fituam pikët e arta të nderit kombëtar

Shqipëria humbi betejën në fushë, me Serbinë, në ndeshjen e luajtur të enjten në “Elbasan Arena”, por fitoi tri pikë të arta si vend dhe si popull.

Ky ishte mesazhi i përcjellë nga kryeministri Edi Rama në konferencën për mediet këtë të premte, ku gjati rastn të falënderoi të gjithë tifozët për sjelljen shembullore të treguar në shkallët e stadiumit dhe jashtë tij.

“Humbëm në fushën e lojës, por jashtë fushës së lojës i kemi befasuar të gjithë të tjerët me nivelin e lartë të dinjitetit dhe qytetarisë, madje kemi befasuar edhe kundërshtarët. Nëse në fushën e lojës nuk arritëm të mbajmë dot pikën e artë që me gjasa na çonte në Francë, mbajtja e lartë e nivelit të kulturës sportive i ka dhënë tri pikë të arta Shqipërisë si vend dhe shqiptarëve si popull”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri shtoi se ky mesazh nuk duhet marrë si ngushëllim për humbjen në fushën e lojës, por vijoi se nëse tifozët kuqezinj do të kishin rënë në batakun e skenareve të dhunës vendi do të humbte shumë më shumë. Pas humbjes Shqipërisë i duhet të fitojë këtë të djelë në Armeni, që të presë direkt një biletë për në Francë 2016, ndryshe do të luajë në zonën “play-off”, çka do të thotë se suksesi është arritur dhe nëse ndeshja me Serbinë do të kishte incidente, pasojat mund të ishin më të rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?