Rama me “shpatulla pas muri”, qytetari i prish foton: Gjej një ministër jetim!
Ditën e djeshme kryeministri i vendit, Edi Rama udhëtoi drejt Francës ku takoi Presidentin Macron për negaciatat e BE me Shqipërinë.
Por ndërkohë që Rama shijonte Francën, miqtë dhe ish-miqtë e tij u dënua dhe u akuzuan për vepra të rënda penale.
Pas shkarkimit, hetimit dhe arrestit për Saimir Tahirin i cili mbajti postin e ministrit të Brendshëm për gati 4 vite, po përsëritet e njëjta histori edhe me ministrin pasardhës Fatmir Xhafaj.
Vëllai i Xhafajt akuzohet për trafik lëndësh narkotike dhe gjykata në Itali e ka dënuar atë me 7.2 vite burg. Opozita e bindur se Agron Xhafaj vazhdon edhe në Shqipëri trafikun e drogës, kërkon me ngulm shkarkimin e tij.
Ditën e sotme gjatë postimit të Ramës në Facebook ku pasqyroi disa foto nga takimi me Macron, një komentues ka bërë komentin me epik që mund të lexoni.
“I the Macron se spo gjen dot një ministër të Brendshëm jetim?!…”- ky është komenti epik por që u fshi në vetëm pak minuta nga skuadra e kryeministrit.
KOHA JONË SONDAZH

