Rama merr pjesë në forumin rajonal të vendeve të Europës Qëndrore e Jugore
Kryeministri shqiptar Edi Rama prej ditës së djeshme ndodhet në Romë për të marrë pjesë në Forumin ndërqeveritar të bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Europës Qëndrore e Jugore, InCe, që do të zhvillohet ditën e sotme, 19 dhjetor në ambientet e Ministrisë së Jashtme Italiane.
Pas 18 vitesh i takon Italisë të marrë Presidencën e radhës së InCe që përkon dhe me 30-vjetorin e krijimit të këtij Forumi.
Ky takim do të drejtohet nga Kryeministri italian Giuseppe Conte e marrin pjesë 17 vende; 9 prej tyre janë anëtare të Bashkimit Europian; Bullgaria, Kroacia, Italia, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia e Hungaria. 5 janë vende në perspektivën e hyrjes në BE si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Hercegovina e Mali i Zi, si dhe 3 vendet e tjera Moldavia, Ukraina e Bjellorusia.