Rama mesazh të fortë socialistëve që “ngatërrojnë” rrugë: Nuk pajtohem me ata që përdorin mandatin për të fryrë xhepat

Në video-mesazhin për Arben Ahmetajn, një mesazh edhe më të fortë, kryesocialisti Edi Rama e ka për socialistët që ngatërrojnë rrugën, ku theksoi se nuk pajtohet dot me askënd që abuzon me besimin e dhënë nga shqiptarët për ta kthyer mandatin në një mundësi për të fryrë xhepat.

“Fatet e bashkudhëtareve në këtë rrugë nuk janë njësoj, për rezistencën e tundimit ndaj pasurimit të paligjshëm. Në fund të gjithë bëjmë zgjedhjet tona, dhe zgjedhja ime nuk ndryshon dot në asnjë mënyrë dhe asnjë rast.

Ndaj po e përsëris edhe njëherë sot për të gjithë familjen tonë politike, që e kam stërthënë në të gjitha mbledhjet se kush e ngatërron rrugën e përbashkët, në një rrugë ku bën dy punë edhe për shtetin edhe për xhepin, merr një përgjegjësi që nuk e ndan dot as me mua, as me ne, por e mban vetë qoftë para pasqyrës ose qoftë para derës së drejtësisë. Unë nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të lëshuar, kur ai lëshon veten nga rruga e përbashkët”, deklaroi Rama.

SHKARKO APP