Rama-Meta, kokë më kokë 1 orë e 40 minuta. Asnjë fjalë për mediat

 

Ka përfunduar në orën 17 e 40 takimi mes Kryeministrit, Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Pas takimit, që ka zgjatur rreth 100 minuta, Rama nuk ka pranuar të jap asnjë koment mbi atë çfarë kanë diskutuar drejtuesit e koalicionit qeverisës. Interesit të gazetarëve, Rama ju përgjigj vetëm me shprehjen: "Fundjavë të mbarë".

Takimi u zhvillua menjëherë pas kthimit nga vizita disaditore në SHBA e Kryeministri Edi Rama. Takimi nisi rreth orës 16:00 në zyrën e kreut të Kuvendit. Bisedat dhe shtrëngimi i duarve mes dy liderëve të koalicionit, në një situatë tjerët, do të ishte normale dhe pa interes për opinionin. Por duke parë zhvillimet e fundit, akuzat ndaj Kreut të Kuvendit dhe diversionet për krizë serioze në koalicion, komentet dhe qëndrimi i palëve pas takimit duket se janë të domosdoshme. Megjithatë, Rama dhe Meta, deri tani nuk kanë pranuar të japin asnjë detaj mbi atë çka është diskutuar mes tyre.

Biseda mes Ramës dhe Metës duket se është fokusuar në situatën e fundit politike. Takimi vjen si përgjigje e zërave për probleme në funksionimin e koalicionit, ku nuk kanë munguar hipotezat e një koalicioni të madh qeverisës PS-PD. Pjesë e diskutimeve mund të jetë dhe mundësia e diskutimeve për një rikompozim të qeverisë.

Vetëm dy ditë më parë, Kuvendi rrëzoi me shumicë votash nismën ligjore të Partisë Demokratike për hetim ndërkombëtar të përshpejtuar për çështjen “CEZ”.  Rama nga SHBA shprehu qëndrimin kundër një hetimi ndërkombëtar duke thënë se prokuroria shqiptare ka të gjithë hapësirën ligjore për të kryer një hetim të tillë. Kryeministri nënvizoi se nuk mund të ketë zgjidhje “alla shqiptarshe” në një kohë kur vendi pret të hapi negociatat për anëtarësimin në BE.

SHKARKO APP