Rama mungon në Kuvend, Balla: Po flet me zyrtarin e lartë

Opozita kërkon debat mbi vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së në Luksenburg, por jo pa qenë në kuvend kryeministri Edi Rama. Opozita kërkon që debati të nisë në prezencë të Ramës, të cilin e konsiderojnë edhe si personin përgjegjës për shtyrjen e negociatave për Shqipërinë për qershorin e 2019.

Deri tani seanca është shtyrë dy herë, pasi opozita nuk pranon të flasë. Deputeti i PS-së, njëherësh edhe kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla zbuloi se pse mungon Rama në parlament.

Sipas tij, kryeministri po zhvillon një telefonatë të gjatë në zyrën e tij me homologun e tij në Belgjikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rama do jetë këtu menjëherë sepse nuk e ka kohën bosh si Luli, tani kryeministri është në një bisede telefonike me kryeministrin e Belgjikës”, u shpreh Balla në përgjigje të kreut të PD, Lulzim Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?