Rama: Na ndajnë 100 ditë nga fitorja e 10-të radhazi. Me PS, Shqipëria në majën më të lartë

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvendin Rinor të Partisë Socialiste.

Mes të tjera, në fjalën e tij para të rinjve, Rama ka thënë se Partia Socialiste do ta fitojë mandatin e katërt rresht. Më tej, Rama deklaroi PS do ta ngjisë Shqipërinë në majën më të lartë. Kreu i qeverisë nënvizoi se vendi ynë më 2030 do të jetë në oborrin e BE, si i barabartë mes të barabartëve.

“Falënderoj vajzat dhe djemtë që gjenden këtu në këtë Kuvend Rinor. Të rinj dhe të reja të familjes sonë politike, mirë se takohemi sot në këtë Kuvend Kombëtar Rinor, që zhvillohet plot 100 ditë nga fitorja jonë e 10 radhazi.

100 ditë nga sot, PS, forca e përbashkët e djemve, vajzave, djemve, grave, gjyshërve, gjysheve, forca e përbashkët e shqiptarëve, do ta marrë mandatin e katërt për ta ngjitur Shqipërinë në majën e lartë të 2030, aty ku vendi ynë do të jetë si gjithë Europa. Në atë majë, ne do vendosim flamurin kombëtar, ku është oborri i familjes europiane, ku do jemi anëtarë të BE-së, si të barabartë mes të barabartëve”, tha Rama ndër të tjera.

SHKARKO APP