Rama ndan mendimin e pedagogut Petrit Malaj: Duhet teatër i ri bashkëkohor

Përmes një statusi në facebook, kryeministri Edi Rama, citon për çështjen e Teatrit Kombëtar aktorin, pedagogun dhe drejtuesin e Katedrës së aktrimit në Akademinë e Arteve, Petrit Malaj. Rama shkruan se: ”Petriti është pozicionuar qartë së bashku me shumicën dërrmuese të komunitetit teatror, në mbështetje të shembjes së karakatinës ekzistuese dhe ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar”.

Postimi i Edi Ramës

Aktor, pedagog dhe drejtues i katedrës së aktrimit në Akademinë e Arteve, Petrit Malaj, është një figurë e mirënjohur për publikun shqiptar, që s’ka nevojë për prezantim, po lypset të thuhet se ai i përket asaj pjese njerëzish që flasin pak dhe dallohen për vetëpërmbajtjen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me pak fjalë po pa asnjë ngurrim, Petriti është pozicionuar qartë së bashku me shumicën dërrmuese të komunitetit teatror, në mbështetje të shembjes së karakatinës ekzistuese dhe ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar

Swiss Digital Mobile Reklama

PETRIT MALAJ:

Unë nuk do të kuptoja ndonjë nga kolegët tanë apo ndonjë nga personat që ka debatuar për këtë nismë që të ishte kundër teatrit të ri. Të një teatri të ri bashkëkohor. Unë mendoj se thelbi i çështjes ka evoluar dhe gjërat po thuhen më troç: E para, që aty nuk do të cenohet trualli i Teatrit Kombëtar. Dhe e dyta, do bëhet një godinë për teatrin, vetëm për teatrin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?