Rama ndan pamjet: Prishje në Theth, krimineli u fsheh – prokurorja hodhi në kosh denoncimin!
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me denoncimin e tij për disa bujtina të ndërtuara pa leje në zemër të Thethit. Kreu i qeverisë ka ndarë pamje ndërsa IKMT ka nisur punën për prishjen dhe krahas tyre shkruan se krimineli nuk ka as kurajon të shfaqet ndërkohë që IKMT po zbaton punën. Rama thotë se prokurorja Elsa Gjeli hodhi në kosh denoncimin e policisë së shtetit.
Postimi i plotë:
Ja shikojeni vetë LIVE nga Thethi😡
Kjo është fusha e mrekullueshme e Thethit, ku një kriminel – që as nuk ka kurajon të shfaqet ndërkohë që IKMT po zbaton ligjin – ka hedhur betonin e dynjasë për të ndërtuar “fshatin e tij turistik” pa asnjë leje, një krim i shumëfishtë për të cilën një prokurore e quajtur ELSA GJELI, ka refuzuar të hapë çështjen duke hedhur në kosh denoncimin e Policisë së Shtetit🤮🤮🤮
Tani çfarë borxhi i kanë zonjës GJELI, Republika e Shqipërisë, Parku Kombëtar i Thethit, banorët e mrekullueshëm e punëtorë të Thethit, vizitorët e turistët e shumtë dhe gjithë këto forca që kanë zbarkuar sot në Theth, bashkë me taksapaguesit shqiptarë që do të paguajnë tërë këto shpenzime për paga e për karburant, për pastrimin e kësaj katrahure dhe kthimin e qendrës së qytezës magjike në gjendjen e mëparshme?!😡😡😡😡😡
KOHA JONË SONDAZH

