Rama ndërpret takimin elektoral pasi mëson lajmin e vdekjes së Papa Françeskut

Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë takimin elektoral në Kavajë, pasi mori lajmin se Papa Françesku u nda nga jeta.

Më erdhi një mesazh këtu tani. Më vjen shumë keq, ka ndërruar jetë Ati i Shenjtë, Papa Françesku, një njeri i jashtëzakonshëm.

Unë kam pasur një raport personal me të, më çonte vazhdimisht mesazhe dhe më vjen jashtëzakonisht keq. Ai zgjodhi të vizitonte Shqipërinë jashtë Vatikanit pasi u zgjodh Papë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas një takimi që patëm, ai kaloi në Shqipëri një ditë që e konsideronte të paharrueshme tha dhe fjalën e paharrueshme që Shqipëria ka vëllazëri fetare. Besoj kam mirëkuptimin këtu ta nderoj me një minutë heshtje dhe ta ndërpresim këtu takimin”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?