Rama: Ndryshoni mendësinë, shteti nuk është punëdhënës!
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot në një takim në natyrë, tek bulevardi i ri i Tiranës, se do të nisë fushatën e llogaridhënies publike për atë që qeveria ka bërë në 6 muajt e parë të qeverisjes e çfarë kërkon të bëjë më tej por edhe për të dëgjuar qytetarët se ç’mendojnë lidhur me punën e qeverisë.
Më pas, ka prekur temën aq delikate të punësimit, të hapjes së vendeve të reja të punës ku ka theksuar se shqiptarët duhet të ndryshojnë mentaliteti: shteti nuk është punëdhënës, por punë krijues.
“Objektivi i vitit është 25 mijë të punësuar vetëm nga Zyrat e Punës dhe sfida është që njerëzit që kërkojnë punë të vetëdijësohen së pari se shteti nuk është punëdhënës por është punëkrijues që do të thotë se duhet të luftojmë me mendësinë se vetëm puna në shtet është punë dhe se kur mungon puna në privat, më e mirë është kafeneja!!! Megjithatë, me të drejtë njerëzit ngrenë shqetësimin se duhet të përmirësohet puna tek privati.
Ka njerëz shumë që drejtohen tek Zyrat e Punës për punë nuk zotërojnë asnjë aftësi, megjithëse janë fizikisht të veçantë. Për këta njerëz ne kemi rritur volumin e kurseve të formimit profesional dhe kush është pa punë, ndjek kurse me financim nga shteti që është mbi mesataret e ndihmës ekonomike.
Së fundi, për të mos e zgjatur, duke filluar nga sot pasdite do të kemi një bashkëbisedim të gjërë lidhur me këtë proces që nisëm sot dhe ne jemi në një fazë kur ka akoma shumë për të bërë. Gjithmonë nuk duhet harruar. Në raport me Shqipërinë që duam jemi larg, por në raport me Shqipërinë që kishim kemi të gjitha arsyet të jemi optimistë sepse mos të harrojmë se kemi realizuar nj objektiv madhor, marrjen e Rekomandimit.”
KOHA JONË SONDAZH

