Rama: Në 2020 heqim letrat për aplikimet në sportele

Në takimin javor të bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama njoftoi se duke nisur nga viti i ardhshëm, aplikimi i qytetarëve për më shumë se 90% të shërbimeve të ofruara nga shteti, do të kryhet “online”. Qytetari do të paraqesë vetëm dokumentacionin që lidhet me jetën e tij private, ndërsa shteti tha Rama, do të gjejë vetë atë pjesë të dokumentacionit që ndodhet në zyrat e tjera të institucioneve shtetërore. ”Ka ardhur koha që të bëjmë një hap të madh përpara dhe të kalojmë, duke nisur nga viti i ardhshëm, në heqjen e të gjitha letrave, dosjeve, dokumentave për kërkesat e qytetarëve në masën mbi 90%. Kjo do të jetë një përmbysje e madhe sepse shumë shërbime nuk do të jepen më duke kërkuar që qytetari të vijë në sportel”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?