Rama: Në 2024 do të kemi më shumë se 10 milionë turistë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë konferencës “Tirana Diplo 2024”  foli edhe për turizmin, për të cilin tha se këtë vit shifra e turistëve që do të vizitojnë Shqipërinë është mbi 10 milionë.

Rama tha se vitin e kaluar Shqipëria priti 10 mln turistë, por këtë vit kjo shifër do të jetë edhe më e madhe.

“Sot Shqipëria është mangnet që tërheq vizitorë, vjet arritëm që të kishim 10 milionë turistë dhe shifra e këtij viti mund të jetë edhe më e lartë. Kjo është një e dhënë që reflektohet në zhvillimin e vendit, në rritjen e ekonomisë dhe pagave në vend. Sot kemi një pagë në sektorin publik që shkon 900 euro, në sektorin privat sot paga është më e lartë se më parë.

Kemi një rritje të investimeve të huaja dhe kemi një interesim të madh për Shqipërinë, jo vetëm në askeptin e turizmit, por edhe në sektorët strategjikë nga energjia te telekomunikacioni, ndërtimi e me radhë dhe këto duhet të na thonë që stadi në të cilin gjendemi është i favorshëm për të synuar hapin e madh përfundimtar, për ta vendosur flamurin tonë në oborrin e BE-së në Bruksel”, tha Rama.

SHKARKO APP