Rama: Në 2024 e-Albania vjen me zë dhe figurë, një person i krijuar nga Inteligjenca Artificiale

Në vitin 2024, portali qeveritar e-Albania do të jetë i bazuar te Inteligjenca Artificiale. Nga Pogradeci kryeministri Edi Rama,  tha se e-Albania do transformohet dhe çdo qytetar do ketë mundësinë të komunikojë në kohë reale përmes një sistemi të ri.

”Shumë shpejt e-Albania do ta keni në një formë tjetër, do ta keni në xhep me zë dhe figurë përmes Inteligjencës Artificiale. Do hapësh telefonin duke thënë kam nevojë për këtë, kam nevojë për atë, çfarë duhet të bëj për këtë, në cilën rubrikë të futem e kështu me radhë.

Do jetë një person atje, që s’është person real, por i krijuar me AI që do të të orientojë. Ky është një shembull që po e sjell.Këto na ndihmojnë jashtëzakonisht shumë për të zhdukur komplet qoftë sekserët, qoftë nevojën për kushërinj dhe kushërinjtë t’i keni me shëndet po qoftë nevojë për kushërinj dhe krushq, edhe krushqit t’ju rrojnë, qoftë dhe kohën e pafundme që të harxhon marrëdhënia me zyrat”,-tha Rama.

SHKARKO APP