Rama në Athinë, Ilir Meta: Patronazhistët kanë kaluar me autobusë nga Kapshtica dhe Kakavija

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një konferencë për mediat hodhi dyshime se Edi Rama stadiumin në Athinë do ta mbushë me qytetarë që jetojnë në Shqipëri dhe jo me emigrantë në Greqi. Sipas tij qindra patronazhistë kanë ikur me autobusë për të qenë në takim me Ramën. “Qindra mijëra patronazhistë kanë kaluar sot Kapshticën e Kakavijën. Nga bashkia e Maliqit ku është pylli i fazanëve ka më shumë të punësuar. Janë 20 të punësuar dhe 13 fazanë kanë ngelur. Edhe bashkia e Korçës, edhe këtej nga Gjirokastra”.

SHKARKO APP