Rama në Athinë, menjëherë qeveria greke depoziton në Parlament projektligjin për zgjerimin me 12 milje
Këtë të premte, kryeministri Edi Rama drekën e kishte nga homologu grek, Kyriakos Mitsotakis, ku patën kështu një takim pune. Po sot, qeveria greke ka depozituar projektligjin në Parlament për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Jon. Gazeta ”Protothema”, shkruan se për këtë çështje pritet të ketë edhe një debat parlamentar.
”Projektligji i Ministrisë së Punëve të Jashtme u paraqit në Parlament për “përcaktimin e gjerësisë së zonës bregdetare në zonën detare në Jon deri në Kepin Tainaro të Peloponezit. Projektligji që zgjeron Greqinë me shtrirjen në 12 milje detare në Detin Jon, është planifikuar të paraqitet në Komisionin kompetent për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen të martën e ardhshme, 12 dhe 15 Janar dhe do të votohet në 19 janar 2021”,-thuhet ndër të tjera në artikull.