Rama në Azerbajxhan, Ejupi: Shqipëria urë lidhëse për linjat alternative të gazit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Azerbajxhan. Redaktori i TRT World, Abdulvehap Ejupi, vizitën e sheh si një mundësi të mirë për Shqipërinë. Kjo për shkak të potencialit që ka Azerbajxhani në fushën e energjisë. Përmes Turqisë sipas tij, Shqipëria mund të bëhet urë lidhëse për gazsjellësin me burim në detin Mesdhe, pranë brigjeve të Izraelit.

”Azerbajxhani është një yll në ngjitje në fushën e energjisë, është Dubai i Kaukazit. Shqipëria nuk ka arritur t’i kapë trendet e zhvillimit. Duhet të kemi parasysh rrethanat në të cilat gjendemi.

Është një botë në hapje dhe Shqipëria i ka mundësitë të përfitojë. Turqia është një derë shumë e madhe për Shqipërinë. I hap rrugë me vendet e Kaukazit dhe me vendet turkike të Azisë Qendrore. Shqipëria mund të përfitojë shumë në aspektin e gazit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ka mundësi të bëhet urë lidhëse edhe për linjat e tjera të gazit. Europa kërkon rrugë alternative për pavarësinë nga gazi rus. Turqia është kyç në këtë pikë. Gazi i Leviatan është një kapacitet i madh që kalon përmes Turqisë dhe këtu Shqipëria mund ta kapë këtë moment dhe të bëhet urë lidhëse”,-tha në studion e lajmeve të ”MCN-së”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?