Rama në Bruksel, takohet me Borrell-in dhe Varhelyi-n

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel. Ai është takuar me Përfaqësuesin e Lartë, Josep Borrell. Delegacioni shqiptar është duke marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Shqipërisë. Rama shoqërohet nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

“Po ndodh tashmë në Bruksel. Këshilli i 11 i Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Shqipërisë, kryesuar nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell. Delegacioni shqiptar, i udhëhequr nga Edi Rama po merr pjesë për herë të partë në Këshillin e Stabilizim Asocimit që prej vendimit të KiE-së në Mars për të hapur negociatat me Shqipërinë”, shkruan Xhaçka.

Kryeministri Rama është takuar edhe me eurokomisionerin për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi. Delegacioni shqiptar ndodhet në Bruksel për të diskutuar për ecurinë e saj në integrimin europian, përdorimin e fondeve të BE-së për rindërtimin, por edhe krizën e pandemisë. Po ashtu është parashikuar që, Rama të ketë një takim edhe me Presidenten e KE-së, Ursula Von der Leyen.

SHKARKO APP