Rama në Bubq: Më 20 qershor nis puna (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ishte në Bubq bashkë me ministrin Arben Ahmetaj dhe ministren Elva Margariti, ku në fillim korriku do çelet kantieri i rindërtimit. ”Nga data 20 qershor, Bubqi do të kthehet në kantier ndërtimi”,-tha Ahmetaj. Rama u tha banorëve se në Bubq do t’i ndërtojmë të gjitha shtëpitë, kini durim. ”Në Bubq do fillojë puna me një plan të ri zhvillimi për një qendër administrative e komunitare, ku shërbimet publike, zona tregtare, shkolla e re, parku i ri dhe ndërtesat e reja të banimit, do të bëjnë realitet ambicien tonë për ta kthyer krizën e shkaktuar nga tërmeti, në mundësinë e madhe të një ndryshimi rrënjësor në jetën e njërëzve”.