FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama në Dimal: Do të rrisim në 35 miliardë euro Prodhimin e Brendshëm Bruto

Kryetari i PS, Edi Rama, ka zhvilluar një takim në Dimal.

Rama tha se në vitin 2013, shqiptarët shpëtuan vendin nga humnera, duke shtuar se “çdo alternativë tjetër, përveç PS më 11 maj, është alternativa e rrezikut për t’u kthyer sërish pas drejt të njëjtës humnerë”.

Prodhimi i Brendshëm Bruto është e gjithë vlera që një vend krijon dhe kjo vlerë kur ne morëm detyrën ishte më pak se 10 miliardë euro ndërsa sot ka kaluar 25 miliardë eurot. Ajo që do të bëjmë është që në Shqipërinë 2030 këtë Prodhim të Brendshëm Bruto ta çojmë në 35 miliardë euro. Kjo është një tjetër e dhënë për të parë rritjen e këtij prodhimi në kontekstin e rajonit. Shqipëria është në vendin e parë në rajon me rritjen e prodhimit të përgjithshëm në dekadën e fundit”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Borxhin publik e kemi ulur në një normale prej 54% dhe projeksioni në Shqipërinë 2030, do ta çojmë në 50 %, me një minus të lehtë nën 50 %. 25 % e njerëzve, subjekteve që kishin kredi nëpër banka nuk i shlyenin dot më, momenti ku ndizet drita e kuqe dhe sistemi bankar rrezikon të bjerë. Shqiptarët duke u bërë bashkë në 2013 shpëtuan vendin nga një humnerë e dytë pas asaj të 97. Çdo alternativë tjetër përveç PS është e rrezikut për t’u kthyer sërish pas drejt të njëjtës humnerë“, shtoi më tej Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?