FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama në Durrës: Në krye të opozitës, ende një mbetje e komunizmit! Dolën me molotovë

Partia Socialiste feston sot 35-vjetorin e themelimit të saj në Durrës. I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij, ku foli për një sërë çështjesh duke mos i kursyer kritikat për opozitën. Ai u shpreh se në krye të opozitës, ‘qëndron ende një mbetje e komunizmit”. Rama gjithashtu tha se falë përkushtimit të PS, Shqipëria ndodhet me pranë Bashkimit Europian.

”PS që në themelimin e saj është kujdesur ta përcaktojë se është parti antifashiste, liberale dhe e lidhur ngushtë me vlerat e asaj lufte nacionalçlirimtare që e vendos Shqipërinë në krahun e duhur të historisë. PS i ka vlerësuar komunistët për atë që kanë qenë dhe ka refuzuar komunizmin për atë që ka prodhuar dhe nuk është e rastit që sot e gjithë ditën në anën tjetër vazhdon dhe mbijeton në krye të asaj që gabimisht quhet opozitë, një mbeturinë e komunizmit, në formën e vet më të neveritshme. E komunizmit që formën e vet më të keqe e ka te komunisti antikomusit.

Ky nuk është problemi jonë dhe ne nuk na intereson kjo, por për ilustrim e solla në vëmendje. Si mund të krahasohej Shqipëria e fundosur e piramidave. Mashtrimi më i madh në histori, nuk kishte si të ishte një Shqipëri pa një mijë e një gropa e boshllëqe, por u riangazhua me të ardhmen, me botën për të rivendosur rregull me tokën që deri në atë moment ishte hapur dhe bërë humnerë. Morën rrugët me molotovë dhe gëzoheshin që fotografitë e flakdanëve që qëllonin mbi kryeministri e xhami dilnin në mediat e botës. Nxorën flamuj të gjermanisë në bulevard për herë të parë në historinë e pluralizmit, se kishim parë flamuj të amerikës. Flamuj të Gjermanisë nuk kishim parë që të dilnin”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?