Rama në Festivalin e Filmit të Venecias, zyrtarja italiane: Njeri me përgatitje të madhe
Kryeministri Edi Rama mori në Festivalin e Filmit në Venecia këtë javë, ku u takua me një zyrtare italiane, drejtore e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Lombardi. Kjo e fundit është shprehur e mahnitur nga Rama.
“Njeriu me pasurinë e tij të inteligjencës dhe imagjinatës, na tha ai pak ditë më parë, “ka fituar fuqinë për t’i dhënë formë natyrës, duke e abuzuar atë në një mënyrë shpesh të poshtër; por natyra nuk është as e mirë as e keqe dhe gjithsesi vazhdon rrugën e saj, ndonjëherë duke e kthyer rendin aty ku njeriu ka krijuar kryesisht kaos”.
Ajo e cilësoi Ramën si një njeri me ndjeshmëri dhe përgatitje të madhe. “Kam pasur rastin të takoj një njeri me thellësi, ndjeshmëri dhe përgatitje të madhe. E kënaqur që mund të forcoj këtë miqësi historike mes Arpës dhe Shqipërisë”, u shpreh ajo.