Rama në kantierin e shkollës simbol të Beratit ”Babë Dudë Karbunara”: Gati për vitin e ardhshëm mësimor
Berati shumë shpejt do të ketë gati parkun rekreativ “Dua të luaj”, tek stadiumi i vjetër si dhe shkollën simbol të qytetit “Babë Dudë Karbunara”.
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në parkun “Dua të Luaj” pjesë e programit të ri kombëtar për fëmijë e të rritur, si dhe në shkollën simbol të qytetit “Babë Dudë Karbunara” që pritet të përfundojnë në muajin shtator, e të jenë gati për vitin e ri mësimor.
Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo theksoi se parku “Dua të luaj”do të jetë gati në mesin e muajit maj. “Parku ka pistë vrapimi, fushë kalçetoje, fushë basketbolli, volejbolli dhe kënd lojërash”, tha Demo. Po ashtu ai theksoi se brenda në park do të ketë 350 pemë.