Rama në konferencën e NATO-s: Sistemet e Shqipërisë sulmohen çdo 3 minuta

Shqipëria është vendi mikpritës i delegacioneve nga 32 vendet anëtare të Aleancës, të përfaqësuara nga ministritë e jashtme, të mbrojtjes dhe ambasadorëve të kibernetikës.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u ndal te sulmi kibernetik që goditi Shqipërinë përpara disa kohësh, duke theksuar se është investuar për kapërcimin dhe lënien pas krahëve të këtij sulmi. Më tej Rama tha se sistemet e Shqipërisë përballen me sulme kibernetike çdo tre minuta, ndërsa përgjatë vitit të fundit 48 sulme kanë lënë gjurmë në sistem, por që nuk kanë arritur të shkaktojnë dëme serioze.

“Nuk është vizionare, është diçka që lind nga nevoja me elementare e mbijetesës. Sot përballemi mesatarisht me një sulm kibernetik në çdo 3 minuta. Por, ia dalim t’i zmbrapsim tërësisht. Kur bëhet fjalë për sulme që lënë gjurmë, kemi pasur 48 të tilla gjatë gjithë vitit të fundit. Kanë lënë gjurmë, por nuk kanë bërë asnjë dëm të konsiderueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur vjen fjala për infrastrukturën tonë shtetërore, digjitale apo fizike, jemi mes më të mirëve.
Kjo sepse kemi qenë mes të parëve që kombinuan mbrojtjen kibernetike me inteligjencën artificiale dhe inteligjenca jonë artificiale punon 24 orë në ditë 7 ditë të javës për të zbuluar në faza shumë të hershme potencialin e sulmeve të dëmshme. Kjo është vetëm një anë e historisë. Në sektori privat duhet ë bëjmë shumë më tepër për ta përfshirë këtë sektor dhe për të ndërgjegjësuar që ashtu si vdekja, që nuk është thjeshtë një zë i pakonfirmuar, sulmi kibernetik është real dhe dëmi që mund të bëjë është real.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund t’ju them si kanë ecur gjërat me bankat. Pasi kaluam sulmin dhe mbijetuam nga një bandë që na vinte në shënjestër sistematikisht, por tani jemi shumë më mirë për ta përballuar. Dolën bankat dhe thanë që jemi në shënjestër të një aktori të madh. Ne i ofruam ndihmën dhe e morën shumë lehtë. Një prej tyre u desh të përballej me këtë gjë dhe e kuptuan që ishte vërtet shumë keq. Tani mund të themi që kur vjen fjala të sektori bankar, niveli i mbrojtës është i lartë ashtu si dhe në sektorin energjetik. Por ka shumë më tepër për të bërë”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?