Rama në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takime me zyrtarë të lartë të BE-së dhe vendeve të tjera

Prej ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih, ku po merr pjesë në punimet e Konferencës së Sigurisë.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Gjermani kreu i qeverisë ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian, por edhe politikanë nga vende të tjera.

Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë pamje nga takimi me Sekretarin Parlamentar të Shtetit Gjerman, Niels Annen, si edhe me kryeministrin e North Rhine-Westphalia, Hendrik Wurst.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ditës së parë ai u takua me zv/Presidentin e Komisionit Europian, Johannes Hahn, kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, si dhe zhvilloi një vizitë në zyrat e kompanisë së rrjetit social TikTok.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?