Rama në krah të komisionerit të BE: Gjyqtarët që liruan Endrit Doklen, anëtarë të KÇK

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi këtë të enjte një konferencë për mediat bashkë me Komisionerin e ri të Zgjerimit, Varhelyi. Pasi e falenderoi për angazhimin për të mbledhur fonde për termetin, kreu i qeverisë theksoi se kemi diskutuar me komisionerin për çështjen e negociatave.

Nga ana tjetër, Rama foli edhe për vendimin e Gjykatës së Krujës për të liruar ish-anëtarin e bandës së Durrës, Indrit Dokle. “Janë anëtarë të KÇK ata gjyqtarë e prokurorë që dhanë vendimin”, deklaroi Rama në sytë e komisionerit.

”E kam informuar komisionerin se në ditët në vijim do ndërmarrim një nisme të re për të hapur një ofensivë shembullore kundër krimit të organizuar ndaj atyre gjykatësve e prokurorëve që si në rastin e para dy ditësh (Endrit Dokle) i përkasin organizatës KCK dhe po e përdorin autoritetin e tyre në këtë fazë të ndërmjetme për të bashkëpunuar hapur dhe paturpësisht me krimin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?