Rama: Në listën e PD përjashtim bën vetëm një zonjë deputete, kam respekt

Kryeministri Edi Rama teksa foli për listën e kandidatëve të PD-së, bëri përjashtim një grua deputete aktuale të Parlamentit. Edhe pse nuk i përmendi emrin, ai tha se ka respekt.
“Dua të bëj një përjashtim, ka vetëm një zonjë aty që nuk bën pjesë, që unë kam respekt se është gjë tjetër në atë listë që është deputete aktuale. Të tjerët aty janë nuk e di…andej nga jugu thonë: Bir Selmani i nënës kë të qaj më parë.
Nëse ka një vend që demokratët për të gjitha arsyet që thashë, kanë edhe një arsye plus që tju bëjnë atë që nuk thuhet në kokë, atyre që janë paraqitur si ofertë alternative e kësaj skuadre tonë është Shkodra. Janë bëmat e tyre në Shkodër”, tha Rama.