Rama në Mamurras, tregon se kur shtëpitë e reja do të jenë gati
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mamurras ku po viziton disa nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, që aktualisht strehohen në çadra. Rama në këtë vizitë shoqërohet nga minstri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ish-ministrja Lindita Nikolla. Kreu i qeverisë, iu premtoi rindërtim të shpejtë të shtëpive banorëve në çadra. ”Besoj se brenda mesit të vitit të ardhshëm do ta sistemojmë shumicën në shtëpitë e reja. E di që ndoshta nuk më besoni, por do bëhen”.