Rama në mbështetje të Veliajt: Nuk jemi hunj gardhi që…

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish ditën e sotme para deputetëve të PS-së lidhur me arrestimin e Erion Veliajt.

“Është e papranusheme dhe nuk do të hesht nga sot, përballë shkeljeve flagrante të standardeve dhe brutalitetit të kujtdoqoftë për ushtrimin e forcës së konsoliduar të pavarësisë. Vetëm idiot apo një maskara mund të thonë që pas kësaj, ne kontrollojmë drejtësinë. Nuk jemi këtu hunj gardhi që vetëm të përcjellim lajme e të japim mbështetje, të mos themi asgjë kur biem në gjurmë me ose pa dashje të episodeve si ky.

E vërteta shkelmohet pa pushim ku faktikisht edhe sot që flasim unë akoma nuk kam parë që një, dy, tre media të kërkojnë dhe të tregojnë që ka apo nuk ka prova. Të thuash që ka bërë blerje online 800 mijë euro për bizhu dhe fustane ndërkohë që kryetari nuk vesh fustane dhe nuk përdor bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët dhe ta mbyllësh në një dhomë paraburgimi duhet minimalisht të tregosh provat fustanet dhe bizhutë. S’ kemi çfarë diskutojmë as çfarë vëmë në dyshim provat. Është shumë e thjeshtë, u kërkoj mediave që të bëjnë mundësisht hulumtimin për provat. Në atë roman 400 faqësh nuk ka prova, ka vetëm një tregim shumë të ngarkuar me gjithçkafarëlloji personazhesh por nuk ka prova. Një element të thjeshtë që unë e di”, ka thënë Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?