Rama në mbledhjen e Bordit të Paqes me Trump, Hasani: Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA kanë qenë gjithmonë të afërta
Kreu i Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme, Igli Hasani, komenton rolin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, takimi inaugural i të cilit po mbahet në Uashington, ku Shqipëria merr pjesë si një nga vendet themeluese.
Sipas Hasanit, marrëdhëniet Shqipëri-SHBA kanë qenë gjithmonë të afërta dhe politika e jashtme shqiptare ka mundësuar ngritjen e profilit ndërkombëtar të vendit dhe ndihmimin aty ku ka nevojë, duke marrë si shembull rastin e Gazës.
“Shqipëria është një anëtare themeluese e këtij bordi dhe ka treguar gjithmonë se është një aleat i ngushtë,” tha Hasani.
KOHA JONË SONDAZH

