“Rama në monolog, pyetje Copy-Paste!”
Kryeministri Edi Rama e ka pasur të vështirë komunikimin për studentët të nisur sot në orën 11:00 duke qenë se studentët nuk pranuan të dialogojnë por kërkuan plotësimin e kërkesave të tyre.
Në përgjigje të këtij reagimi, kreu i Qeverisë zgjodhi të zhvillojë një komunikim për dialog me studentët duke përzgjedhur disa pyetje të bëra në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”. Ndërsa u thotë studentëve të mos shkruajnë me profile fallco, duket se pyetjet nga profilet e vërteta janë të ngjashme, apo thënë ndryshe “Copy-Paste”.
Rasti në fjalë denoncohet nga “Nisma Thurrje”, e cila thekson se pyetjet për të cilat Rama u përgjigj janë të njëjta por të shkruara nga profile të ndryshme.
“Mos u lodhni të lexoni komentet te profili i Ramës. Janë copy paste të njëjtat nga profile të ndryshme. Gishtat copë të shkretët”- thekson Nisma Thurje.

KOHA JONË SONDAZH

