Rama: Në një vit, 7000 legalizimi në gjithë bashkinë e Durrësit

 

1200 shtëpi të legalizuara, pas vitesh të gjata pritjeje, janë realiteti më i ri në Rrashbull.

Rezultatet e punës intensive të Drejtorisë së ALUIZNI-t në Durrës u finalizuan sot, me shpërndarjen e certifikatave për banorët e kësaj zone, në prani të Kryeministrit Edi Rama.

Në tetë vitet e qeverisjes së mëparshme, në këtë komunë, votuese tradicionale e së djathtës u bënë 5500 kërkesa për legalizim, prej të cilave u legalizuan vetëm 59 objekte,  pjesa më e madhe biznese. Ndërkohë që në një 1 vit, numri i legalizimeve vetëm në bashkinë e re të Durrësit shkon në 7000.

Kryeministri Rama dhe drejtues të ALUIZNIT iu dorëzuan kryefamiljarëve, lejet e legalizimit, të shumëpritura. Një pjesë e tyre, emigrantë prej kohësh në vendet fqinje u shprehën optimistë se më në fund po shohin në Shqipëri, ndryshimet e dëshiruara.

Vasil Meta, njëri prej tyre, duke marrë certifikatën nga Kryeministri u shpreh: “Unë jam emigrant prej 20 vjetësh. Nuk e kam parë asnjëherë  këtë ndryshim. Ndryshimi i parë që po shoh vetëm, si rezultat i punës së kësaj qeverie. Kam 6 vjet që e kam bërë kërkesën për legalizim.”

Shumë prej certifikatave të legalizimeve iu dorëzuan bashkëshorteve dhe vajzave të kryefamiljarëve, për të cilat Kryeministri përcolli një mesazh të veçantë, atë të ndërgjegjësimit se gruaja ka një rol të shumë të rëndësishëm në familje dhe në shoqëri.

SHKARKO APP