Rama: Në parlament nuk kemi deputetë që kanë probleme me ligjin

 

Deklarata e Ramës.

Në kushtet e sotme ligjore e kushtetuese, në parlamentin e Shqipërisë, nuk ka njerëz që kanë probleme me ligjin. Pra në kuptimin, nuk flas pë rata që janë bërë deputet, nuk janë futur në parlament njerëz që kanë patur probleme me ligjin. Unë kam qenë i pari që kam kërkuar dëshminë penale. Dëshmia penale ishte i vetmi dokument që pasqyronte të shkuarën e një personi. Gjykime të ndodhura përtej dëshmisë, adresohen me ligj, jo me gjueti shtrigash. Kjo është të përballesh me një fenomen që është i padëshirueshëm. Këto luftrat që i ngjajnë formave inkuizicionale dhe nuk marrin parasysh kontekstin, janë të papranueshme.

Politika nuk merr përsipër të përvëlojë njerëz, por të adresojë fenomene. Duke adresuar fenomenin, të gjithë ata që pëfshihen në atë kuadër, kanë kufizimin e tyre. Përsonat që janë dënuar dhe kanë kryer dënimin, në kushtet e kushtetutës dhe ligjit edhe në të gjithë vendet e Europës, sepse edhe Italia nuk e ka futur në funksion këtë ligj, janë persona që kanë të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhen. Fenomeni kërkon adresim për kushtet tona. Shumë mirë, ne ekemi thënë që në krye të herës. Sikur PD të kishte patur vizion, se vizionin nuk kanë ku ta gjejnë se vizioni nuk është sëmundje ngjitëse, dhe vullnet, ne do ta kisihm bërë. Pritëm propozimet e tyre, na erdhën ca pacavure. Ne nuk mund t’u shkonim dot pas atyre pacavureve dhe tani do ta cojmë ne draftin dhe do tamiratojmë me ose pa ata. Në zgjedhjet e ardhshme ky fenomen do të jetë i adresuar.  Në zgjedhejt vendore nuk kemi kandiduar asnjë njeri me rekorde kriminale. Rekordet kriminale janë ato që janë gjykuar. Pastaj dyshime, ndalime, përpunime, hetime janë pjesë e proceseve nuk kanë vlerë nga pikëpamja e gjykimit. Kur të më tregoni një person qoftë të gjykuar në shkallën e parë, nga ata që u folën, unë do të bëj një falje publike. 

SHKARKO APP