Rama në Poloni: Shpresojmë t’i jepet fund luftës sa më shpejt
Kryeministri Rama nga Polonia shkruan sot:
“Varshavë, Poloni – Në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për Ukrainën, ku edhe Shqipëria qëndron në krah të popullit ukrainas bashkë me aleatët tanë”.
Edi Rama ka firmosur 1 milion euro ndihmë për Ukrainën dhe ka thënë se duhet me çdo kusht ti jepet fund luftës.
Kjo Konferencë e Donatorëve për Ukrainën, e bashkëorganizuar nga Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki dhe Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson, në partneritet me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka qëllim donacione për Ukrainën.
Konferenca, me pjesëmarrje të nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve dhe qeverive i dedikohet qëllimit të përbashkët për të mbështetur reagimin humanitar të OKB-së në Ukrainë dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm drejt mbështetjes së përpjekjeve të Ukrainës për të trajtuar sfidat ekonomike të krijuara nga lufta.
Edhe Shqipëria radhitet përkrah vendeve kontribuese, angazhim të cilin Kryeministri Edi Rama e tha në Varshavë.
“Shpresojmë t’i jepet fund luftës sa më shpejt”- theksoi kryeministri shqiptar.