Rama në Selanik, nacionalistët grekë në protestë
Kryeministri Edi Rama do të vijojë turin e takimeve me Diasporën, ku do të jetë në Selanik. Shefi i qeverisë shqiptare duket se nuk do të ketë në kryeqendrën e veriut grek të njëjtën pritje që pati në Athinë më 12 Maj.
Kjo pasi nacionalistët grekë kanë paralajmëruar se do ta presin Ramën me një portestë ditën e dielë në Selanik. Thirrja për një tubim kundër kryeministrit shqiptar është bërë nga Balli Kombëtar, përmes një njoftimi në ëebsite-n e tyre zyrtar.
”Duke deklaruar krenari për Shqipërinë dhe për shqiptarët që jetojnë në Greqi, Edi Rama vjen sërish me lejen e qeverisë për të organizuar një miting në Selanik. Prania e tij vetëm pas persekutimit të helenizmit në Epirin e Veriut, lidhja e tij me çdo iniciativë antihelene (marrëdhëniet me Erdoganin), burgosja e Belerit dhe vendosja e një autoriteti komunal në përputhje me pikëpamjet e tij është sfidë. Ai, politika e tij dhe ata që e mbështesin janë absolutisht të padëshirueshëm. Balli Kombëtar bën thirrje për t’i dhënë fund tolerancës ndaj Tiranës”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Ballit Kombëtar.