Rama në Serbi, blindohet Beogradi, masa të njëjta si për Putin e Bajden . Masa ekstreme ruajtje

Gazeta serbe “Kurir” bën me dije se autoritetet serbe të sigurisë do të kenë të njëjtin nivel sigurie si gjatë vizitës së Presidentit rus Vladimir Putin, nënpresidentit amerikan Xho Bajden dhe ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

“ Kjo është një vizitë e Kryeministrit të një vendi tjetër. Gjithmonë ka një vlerësim të vërtetë të sigurisë, dhe si janë gjërat tani, do të angazhohen disa mijëra policë. Nuk është e specifikuar ende nëse Rama mund të ecë në këmbë në Beograd apo diçka të tillë, e cila do të kërkojë masa shtesë të sigurisë – thotë një burim për “Kurir”.Mësohet se shefi i qeverisë shqiptare dhe delegacioni që do ta shoqërojë do të qëndrojnë në Beograd në hotelin me 5 yje “Hyatt”. Një fakt i tillë është konfirmuar nga Ambasada jonë në Beograd.Vizita e kryeministrit shqiptar në Beograd ishte parashikuar për në tetor, por incidentet ndodhura gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri palët ranë dakord për ta shtyrë atë në 10 nëntor.

Mesohet se dhe kryeministri Rama do te kete nje supereskorte nga Tirana me pjestare te specializuar ne SHBA. Tensioni me i madh ne Beograd eshte jo per ate qe do te thote Rama, por per sigurine e tij fizike, ndonese jane mijera police e forca sigurie qe do te angazhohen. Qe sot jane vene ne ruajtje dhe kontroll hoteli, ndertesa ku do te kaloje, kontrollet po behen dhe ne shtepijat perreth, rruga nga ku do te kaloje do te kete snajpera,etj. Kjo eshte vizita me e rendesishme e Rames , pasi pas Enver Hoxhes , asnjeri tjeter nuk ka shkelur ne Beograd si Kryeminister nga Shqiperia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesohet se Edi Rama ka thene si me shaka se asgje nuk me ndodh mua . Do shkoj ne Beograd e ne Presheve, ka thene ai 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?