Rama në Shkodër: 900 euro paga mesatare në mes të vitit 2024
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Shkodër. Në fjalën e tij, Rama u shpreh edhe se në buxhetin e vitit të ardhshëm janë 400 milionë euro rritje pagash.
”Vitin e ardhshëm do të bëjmë një rritje shumë më të konsiderueshme, për mjekët e përgjithshëm, sepse mjekve specialistë ia kemi rritur konsiderueshëm.
Për mjekët e përgjithshëm, për infermierët, për punonjësit e Policisë, për Forcat e Armatosura dhe për të gjithë punonjësit e tjetër të shtetit shqiptar, për mësuesit, që do ta çojë pagën mesatare në mes të vitit të ardhshëm 900 euro”,-tha Rama.