Rama në Shkup: Luftrat dhe krizat po rrezikojnë drejtpërdrejt rajonin tonë
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup në takimin e liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore.
Në fjalën përshëndetëse pak minuta përpara fillimit të takimit, Rama u ka uruar në gjuhën shqipe ditën e alfabetit shqiptarëve të Maqedonisë.
“Së pari më lejoni t’ju uroj në gjuhën shqipe të gjithë shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut ditën e bekuar të alfabetit dhe nga ana tjetër më vjen shumë mirë që sot jemi mbledhur këtu në një moment luftërash dhe krizash të rënda që kanë potencialin të rrezikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë vendin tonë. Në një moment kur këtu në rajon të gjithë duhet të fokusohemi te mbrojtja dhe ruajtja e asaj që kemi arritur që është jo pak por një paqe e brishtë, por sidoqoftë një paqe. Të vëmë forcat për ta bërë këtë paqe përfundimtare dhe të shoqërueshme”, tha ndër të tjera Rama.