Rama në Spille: Edhe sikur bota të përmbyset ne nuk marrim më pak se 71 mandate!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në Spille, ku u shpreh i sigurt se Partia Socialiste do të marrë të paktën 71 mandate, duke theksuar se nuk është fjala për fitoren në numra, por për drejtimin që merr vendi.

Rama rrëfeu një episod personal nga koha kur kandidoi për kryetar partie, duke përmendur edhe bashkëpunimin me Pandeli Majkon, i cili fillimisht e kundërshtoi, por më pas u bënë bashkë.

“Bufi nuk lë krevat pa hyrë. Nuk lë vend pa e futur atë sqep, te familjet, vajzat, gratë. Kështu veproi dhe me mua, kur më publikoi foto nudo personale. Kur konkurrova për kryetar partie. Pandi ishte kundër. Pandi konkurroi për sekretar të partisë dhe fitoi. Ishim shokë dhe Pandi nuk donte që unë të bëhem kryetar partie. I thashë o Pandi, jemi të dënuar të punojmë bashkë. Më tha që të bashkëpunojmë duhet të mos veshësh çorape të kuqe dhe të martohesh. I plotësova kushtet. Më 11 maj, vota është për historinë. Kjo, sepse me atë votë, Shqipëria bën përpara drejt rrugës në Bashkimin Europian. Nuk është votë për të marrë 71 mandate, se ne, po e përsëris dhe njëherë, sikur edhe bota të përmbyset ne nuk marrim më pak se 71 mandate. Kjo është votë për integrimin e vendit. Edhe Luli të futet me matematikën e vet, PS nuk merr kurrë më pak se 71 mandate”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?