Rama në Turqi, Ejupi: Shqipëria i pari vend në Ballkan që do të ketë 6 dronë të sofistikuar
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë të papritur në Turqi. Redaktori i TRT World, Abdyl Vehab Ejupi, arsyen e vizitës e lidh me blerjen e gjashtë dronëve “Bayraktar”.
Për ”MCN Tv”, ai thotë se në fokus të diskutimeve mund të jenë edhe sulmet kibernetike me të cilat u përball Shqipëria dhe potenciali që Turqia të ofrojë ndihmën në këtë aspekt.
”Dronët ”Bayraktar” duket se janë temë kryesore. Jemi në pritje të lajmit zyrtar. Në rast të konfirmimit, Shqipëria do jetë vendi i parë në Ballkan që do të ketë këta dronë super të sofistikuar dhe vendi i katërt i NATO-s që do të ketë në dispozicion këto armë. Çmimi i tregut është shumë më i lartë nga ai që thuhet. Droni nuk mund të bëjë asgjë pa qendrën kontrolluese dhe një batalion. Qendra kushton diku rreth 40 milionë dollarë. Aspekti ekonomik mund të ketë lehtësime, për Shqipërinë”.