Rama në Vatikan në pritje të takimit me Papën, viziton bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Askush se ka shkelur më parë
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda dhe djali i tyre Zaho ndodhen në Vatikan në pritje të takimit me Papën Leoni XVI. Ndalesën e parë e kanë bërë në Bazilikën e famshme të Genazzanos, ku ndodhet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, e njohur edhe si Zoja e Shqipërisë ose Regina di Albania.
Kreu i qeverisë thekson se që nga viti 1467, asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar.
Ky objekt historik ka një lidhje të veçantë me Shqipërinë: një pjesë e murit të Kishës së Shkodrës, që mban shembëlltyrën, u transferua në Genazzano në vitin 1467. Që nga ajo kohë, asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk kishte vizituar bazilikën.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
VIZITA NË VATIKAN për takimin me Atin e Shenjtë, nisi sot nga Genazzano, në bazilikën e famshme, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467.
Që nga ajo kohë asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës.
Gjëja e parë që bëri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte vinte e të lutej në Genazzano te Zoja e Shqipërisë që thirret edhe Regina di Albania -Mbretëresha e Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH
















